5 C
Prizren
E mërkurë, 1 Prill, 2026

Hapet konkursi për poezi “Flaka e Janarit” në Malishevë

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Malishevë ka shpallur konkursin tradicional të poezisë “Flaka e Janarit”, i cili organizohet në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 36-vjetorit të ngjarjeve të janarit 1990.

Konkursi mbetet një nga aktivitetet letrare më të rëndësishme të komunës, duke mbledhur krijues nga trevat e ndryshme shqiptare, raporton PrizrenPress.

Sipas njoftimit, tematika e poezive është e lirë dhe secili poet mund të marrë pjesë vetëm me një poezi, duke konkurruar me emër dhe mbiemër. Një nga kushtet kryesore është pjesëmarrja fizike e autorëve në orën letrare, gjatë së cilës juria profesionale do të vlerësojë krijimet në prani të tyre. Vetëm poezitë e poetëve të pranishëm do të futen në garë për çmim.

Në orën letrare do të ndahen pesë çmime, të kategorizuara si vijon:

Për poetët e rritur: Çmimi i parë – 100 €, Çmimi i dytë – 70 € dhe Çmimi i tretë – 50 €

Për nxënësit e komunës së Malishevës: Nxënësit e SHML – Çmimi i parë 50 € dhe Nxënësit e SHFMU – Çmimi i parë 50 €

Konkursi është i hapur nga 29 dhjetori 2025 deri më 23 janar 2026, në orën 16:00.

Drejtoria fton të gjithë poetët, të rinj e të afirmuar, të marrin pjesë dhe të kontribuojnë me krijimtarinë e tyre në këtë ngjarje të rëndësishme kulturore që kultivon traditën dhe letërsinë shqipe./PrizrenPress.com/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Ismet Munishi ‘braktis’ studiot: Kosovë–Turqi shijohet me zemër, jo me mikrofon

Trajneri i Lirisë së Prizrenit, Ismet Munishi, ka reaguar me një postim emocional në prag të ndeshjes Kosovë – Turqi, duke bërë të ditur...

Përkujtohet 27-vjetori i Betejës së Landovicës

Me rastin e 27-vjetorit të Beteja e Landovicës, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të luftës së Ushtria Çlirimtare e Kosovës, sot u zhvilluan...

Lajmet e Fundit