5.8 C
Prizren
E mërkurë, 1 Prill, 2026

Në Prizren sekuestrohen dy armë dhe municion, ndalohen dy persona

Policia e Kosovës ka sekuestruar dy armë zjarri dhe disa paketa me municion, ndërsa ka ndaluar dy persona pas një ngjarjeje me të shtëna në fshatin Muradem.

Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur më 27 dhjetor, rreth orës 22:10, kur Policia ka pranuar informacion për të shtëna me armë zjarri në fushat e fshatit. Patrullat policore janë angazhuar menjëherë dhe kanë ndaluar një automjet ku ndodheshin dy personat që po tentonin të largoheshin nga vendi i ngjarjes, raporton PrizrenPress.

Gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe disa pako me municion. Në vendngjarje kanë dalë edhe hetuesi kujdestar dhe njësia e forenzikës, të cilët kanë kryer fotografimin e vendit dhe sekuestrimin e armëve, municionit, gëzhojave dhe automjetit të përfshirë.

Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar fillimin e procedurës penale dhe ndalimin e të dyshuarve për 48 orë.

Policia e Kosovës konfirmon përkushtimin e saj për garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme./PrizrenPress.com/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Abrashi: Osmani e ka shkelur Kushtetutën “me të dy këmbët”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka komentuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, duke thënë se presidentja Vjosa...

Përkujtohet dëshmori Xhevdet Morina në 27-vjetorin e rënies

Në 27-vjetorin e rënies heroike është përkujtuar dëshmori i kombit, Xhevdet Qazim Morina, i cili ra më 30 mars 1999 gjatë luftimeve në vendin...

Lajmet e Fundit