5.8 C
Prizren
E martë, 30 Dhjetor, 2025

Kryeprokurori flet për rastin tragjik në Prizren: Nëna me fëmijët ishin në gjumë, ende s’dihen shkaqet e zjarrit

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, në emisionin “Kosova Live” të T7, ka dhënë detaje rreth rastit tragjik që ka ndodhur sot në Prizren, ku si pasojë e zjarrit një fëmijë i moshës njëvjeçare ka humbur jetën.

Ai tha se në shtëpi kanë qenë nëna me katër fëmijët dhe që të gjithë ishin në gjumë.

Kryeziu tha se shkaqet e zjarrit nuk dihen akoma por nuk ka dyshime që bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.

“Sot më 30 dhjetor rreth orës 10 të mëngjesit kemi marrë informatë për një zjarr ku po digjej një shtëpi e banimit në qendër të qytetit, saktësisht afër Shtëpisë së Kulturës. Për fat keq kemi edhe një humbje jete. Ajo që dihet deri tani është fakti se në shtëpi ka qenë nëna së bashku me katër fëmijët e saj, ku tre prej tyre kanë shpëtuar, përderisa një fëmijë i moshës rreth 1 vjeç ka humbur jetën. Me të marrë informacionin, policia, hetuesit, zjarrfikësit dhe ekspertët e zjarrit dhe prokurori i rastit janë në vendin e ngjarjes. Është shuar zjarri dhe janë duke u bërë hetime për shkakun e zjarrit… Ende nuk është fikur në tërësi zjarri për t’i kryer ekspertizat sepse dihet që provat mblidhen në vendin e ngjarjes dhe prokurori i rastit gjendet aty, janë hetuesit dhe po bëhen të gjitha veprimet  e duhura për të ardhur te vërtetimi i asaj që ka ndodhur. Deri më tani nuk kemi ndonjë dyshim që kemi zjarrvënie të qëllimshme, mund të ketë arsye tjera por ende është herët të konfirmojmë diçka”, tha ai.

Ai shtoi se fëmijët tjerë janë jashtë rrezikut për jetë.

Kryeziu shprehu ngushëllime familjes për vdekjen e fëmijës dhe tha se institucionet do të punojnë në vërtetimin e shkaqeve që çuan në rastin tragjik. /Express/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Nis numërimi i votave të kandidatëve për deputetë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se në qendrat komunale të numërimit (QKN), ka filluar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për...

Pjesëmarrje e ulët në votime në orët e para në Prizren

Në Prizren, gjatë orëve të hershme të mëngjesit, qytetarët nuk kanë treguar shumë disponim për të dalë në votime. Atmosfera në vendvotime është e qetë,...

Lajmet e Fundit