Junior 06 ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Trepçës me rezultat 72:66 (22:14, 22:18, 22:18, 6:16), në kuadër të javës së 12-të të Superligës së Femrave në basketboll, raporton PrizrenPress.
Skuadra vendase dominoi pjesën më të madhe të ndeshjes, duke qenë superiore për rreth 30 minuta lojë. Trepça tentoi rikthimin në çerekun e fundit, ku arriti të ngushtojë diferencën, por pa arritur ta shmangë humbjen.

Më e dalluara te Junior 06 ishte Lauren Carter me 28 pikë dhe 17 kërcime, ndërsa Ky’leo Worriels kontribuoi me 11 pikë, 16 kërcime dhe shtatë asistime. Te mysafiret, paraqitje të mirë patën Isabella Mauricio me 29 pikë dhe nëntë kërcime, si dhe Miyu Mizukawa me 22 pikë dhe shtatë asistime.
Pas kësaj fitoreje, Junior 06 ka bilanc prej katër fitoreve dhe shtatë humbjeve, ndërsa Trepça mbetet me një fitore dhe nëntë humbje në këtë edicion./PrizrenPress.com/
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
