Prej 1 deri në 5 vjet burgim parashihen në Kodin Penal të Republikës së Kosovës për ata që zbulohen se kanë futur duart në rezultatet e zgjedhjeve. Dënimet me burgim parashihen në dy pika të nenit 216 të këtij dokumenti
Teksa me rinumërimin e pjesshëm të votave për kandidatë brenda subjekteve politike janë shtuar mospërputhjet e rezultateve e me këto edhe thirrjet për rinumërim të plotë në nivel vendi, është Kodi Penal i Republikës së Kosovës që parasheh dënime deri në pesë vjet burgim për ata që deformojnë vullnetin qytetar.
Janë dy pika të nenit 216 të këtij dokumenti, që parashohin burgime për futjen e duarve në vota. Në pikën 1 parashihet burgim nga 1 deri në 3 vjet.
“Kushdo që shton, heq apo fshin votat apo nënshkrimet, regjistron në mënyrë të pasaktë votën apo rezultatet e zgjedhjeve në dokumentet zgjedhore, ose publikon votën apo rezultatet e zgjedhjeve apo të votimit që nuk i përgjigjen votimit të vërtetë, ose në ndonjë mënyrë tjetër falsifikon votën apo rezultatet e zgjedhjeve, dënohet me burgim prej një (1) deri në tre (3) vjet”, thuhet në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
E në pikën 2 të këtij neni, dënimi me burgim shkon deri në pesë vjet.
“Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga anëtari i Komisionit Zgjedhor ose ndonjë person tjetër në keqpërdorim të detyrave, pozitës apo autorizimeve të tij lidhur me zgjedhjet, kryerësi dënohet me burgim prej tre (3) deri në pesë (5) vjet”.
Dënime me burgim tashmë janë shqiptuar për vjedhje të votave e manipulim të rezultateve nga zgjedhjet e kaluara./Koha.net
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
