5.1 C
Prizren
E premte, 20 Mars, 2026

Spirale të lashta në shkëmbin e Kobajës në Vlashnjë të Prizrenit

Kameramani dhe fotografi Arben Llapashtica ka publikuar në Facebook disa foto, që sipas tij konsiderohet ndër më të lashtët në Kosovë. Bëhet fjalë për disa rrathë spiralë të gdhendur në shkëmbin e Kobajës, në fshatin Vlashnjë të Prizrenit, të cilët ai i përshkruan si simbole diellore dhe jo thjesht vizatime në gur.

Krijojmë webfaqe për biznese

“Ja edhe një zbulim tjetër, besoj ndër më të lashtat në Kosovë. Këta rrathë nuk janë thjesht vizatime në gur, por spirale në formë dielli, shkëmbi i Kobajës në Vlashnjë”, ka shkruar Llapashtica.

Ai ka theksuar se veçantia e këtyre pamjeve qëndrojnë edhe te teknika e përdorimit të ngjyrave, të cilat sipas tij kanë arritur t’u rezistojnë mijëvjeçarëve.

“Të habit teknika e ngjyrave, se si kanë arritur t’i mbijetojnë mijëvjeçarëve”, ka theksuar ai.

Për ta bërë më të qartë vendndodhjen e lokalitetit, Llapashtica ka publikuar edhe një fotografi shtesë nga hapësira poshtë shkëmbit, ku shihet Drini i Bardhë.

“Për me e pas më të qartë se ku gjendet ky vend, po ia bashkëngjiti edhe një foto nga lokaliteti poshtë shkëmbit, Drini i Bardhë”, ka shkruar ai.

Sipas Llapashticës, Vlashnja ndodhet në rajonin e Prizrenit dhe përfaqëson një zonë me rëndësi të veçantë arkeologjike.

“Vlashnja është në rajonin e Prizrenit dhe ka disa lokalitete shumë shtresore të arkeologjisë aty”, ka përfunduar ai.

Zbulimi i publikuar ka nxitur interesim në rrjetet sociale, ndërsa pritet që institucionet përkatëse të trashëgimisë kulturore të japin vlerësime profesionale lidhur me rëndësinë historike të këtyre gjetjeve. /Telegrafi/

Më Shumë

Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë

Pasurinë që e posedojnë duhet ta deklarojnë. Kështu, mijëra zyrtarë të funksioneve publike në Kosovë janë të obliguar të deklarojnë pasurinë e tyre për...

Peja 03 – Bashkimi, sonte në Prizren luhet finalja e madhe e Ligës Unike për femra

Sonte në Prizren do të zhvillohet finalja e madhe e Ligës Unike për femra, ku për trofeun do të përballen dy skuadrat kosovare, Peja 03...

Lajmet e Fundit