Veshja tradicionale e Hasit, një ndër më të vjetrat në trojet shqiptare, pritet të nisë rrugëtimin drejt UNESCO-s. Për të siguruar pranimin e saj në këtë organizatë ndërkombëtare, studiuesit dhe mbështetësit e kulturës theksojnë rëndësinë e ruajtjes së origjinalitetit të punimit dhe mënyrës së bartjes së saj.
KLIKO VIDEON https://www.facebook.com/reel/2521848758209808
Leme Tanaj, 71-vjeçare nga Gorozhupi i Hasit, ka veshur këtë rrobë tradicionale për dekada dhe kujton me nostalgji punën e madhe që kërkonin veshjet e zonës. Në ditën e martesës, ajo kishte përgatitur tetë veshje të kompletuara, të gjitha të punuara me dorë, të cilat fatkeqësisht u shkatërruan gjatë luftës.
“Kur u nisa për martesë, i kisha tetë veshje. Ato kishin vendet e tyre: më të thjeshtat për shtëpi, ato për dasmë dhe për ngjarje të veçanta ishin më të punuara. Veshja e dekës, për shembull, kishte më pak lule dhe ngjyra më të mbyllëta”, rrëfen Tanaj.
Gjenerata më e re, përfshirë Rabije Hodaj nga Shoqëria Kulturore “Hasi Jehon”, vazhdon ta përdorë veshjen për raste të veçanta, si festivalet tradicionale. Ajo thekson se veshja tregonte edhe gjendjen sociale të femrës.
“Përmes veshjes mund të dallosh nëse një grua ishte e ve, pjesëmarrëse në dasmë apo nuse e re. Nuset e reja vishnin fustanella me kanac të kuq, 33 metra të gjatë, ndërsa gratë e mesme përdornin mshellak”. thotë Hodaj.
KLIKO VIDEON: https://www.facebook.com/reel/27684284817881954
Sipas studiuesit Nexhat Çoçaj, veshja hasjane daton mbi 2,500 vjet më parë. Ajo karakterizohet nga asimetria e punimit dhe një “gjuhë komunikimi” që tregonte jetën sociale të komunitetit.
Çoçaj thotë se, në bashkëpunim me Institutin për Trashëgimi dhe Kulturë “Pjetër Bogdani” dhe shoqërinë kulturore “Hasi” në Tiranë, po hartohet kërkesa për pranimin e veshjes në UNESCO, e cila pritet të nisë në prill 2026.
“Rregullat e UNESCO-s kërkojnë që çdo veshje që prezantohet dhe pranohet të jetë origjinale, të punohet origjinale dhe të ruajë bartjen origjinale. Veshja e Hasit humbet karakterin e saj unik nëse i hiqet ‘gjuha e komunikimit’ ose figurat që tregojnë jetën sociale të bartësit, qoftë veshja e Krumës, qoftë ajo e Vlahnës, apo veshja e Zymit si nënvariant i saj.”
KLIKO VIDEON https://www.facebook.com/reel/1430800188460424
Ai gjithashtu nënvizon se nëpër shtëpitë hasjane në Kosovë dhe Shqipëri janë identifikuar mbi 150 veshje të kompletuara, të ruajtura me fanatizëm nga gjeneratat e vjetra, duke siguruar që trashëgimia kulturore të mbetet e gjallë për brezat e ardhshëm.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
