7.4 C
Prizren
E premte, 20 Mars, 2026

Policia ndalon një të ri në Prizren, i gjendet substancë narkotike gjatë kontrollit

Një kontroll rutinë i policisë në komunikacion ka rezultuar me procedim penal ndaj një të riu në Prizren, i cili dyshohet për drejtim të automjetit pa patentë shoferi dhe posedim të substancave narkotike.

Krijojmë webfaqe për biznese

Rasti ka ndodhur më 1 shkurt 2026, rreth orës 21:30, në rrugën “Ismail Kryeziu” në Prizren. Sipas policisë, patrulla e Trafikut Rajonal ka ndaluar për kontroll një automjet të tipit VW Passat. Gjatë verifikimit të dokumentacionit, është konstatuar se drejtuesi i automjetit, 24-vjeçar, nuk posedonte patentë shoferi, me ç’rast është shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejme.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Gjatë kontrollit trupor në ambientet e stacionit policor, te i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një sasi e dyshuar e substancës narkotike të llojit marihuanë, me peshë rreth 5 gramë, si dhe dy mjete për përpunimin e saj (grinder) dhe një pako letre për mbështjellje (rizlla).

Express Kredi nga BiCredit

 

Lidhur me rastin janë njoftuar hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikut të Narkotikëve (DHTN). Me urdhër të prokurorit kujdestar për krime të përgjithshme, është iniciuar rast për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar nga DHTN – Njësia në Prizren.Gazeta Sinjali

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Aksident tragjik në Prizren: Humb jetën një 29-vjeçar pas përplasjes me motoçikletë

Sot, më datë 19.03.2026, rreth orës 12:10, në rrugën “Transiti i vjetër”, në Prizren është raportuar një aksident trafiku në mes të një motoçiklete,...

Bashkimi e liron Armstedin

Një lëvizje e papritur ka ndodhur te KB Bashkimi. Prizrenasit kanë liruar basketbollistin amerikan me pasaportë kosovare Malcolm Armsted. Lojtari ishte transferuar te Bashkimi në dhjetor,...

Lajmet e Fundit