8.1 C
Prizren
E enjte, 5 Shkurt, 2026

Nga -11 në +16: Bashkimi dominon Sigal Prishtinën dhe sheh finalen

Bashkimi ka realizuar një përmbysje mbresëlënëse në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll, duke mposhtur Sigal Prishtinën me rezultat 83:67, për të siguruar një avantazh të rëndësishëm drejt finales, raporton PrizrenPress.

Skuadra prizrenase ishte në disavantazh deri në 11 pikë gjatë pjesës së parë, por reagoi fuqishëm në vazhdim të takimit. Me një paraqitje të organizuar dhe agresive në mbrojtje, Bashkimi mori kontrollin e lojës, duke e përmbysur rezultatin dhe duke dominuar plotësisht pjesën e dytë.

Performanca e portokallezinjve u shoqërua edhe me mbështetje të madhe nga tribunat e palestrës “Sezai Surroi”, ku atmosfera luajti rol të rëndësishëm në motivimin e ekipit vendas.

Me këtë fitore bindëse prej 16 pikësh, Bashkimi hedh një hap të madh drejt finales së Kupës së Kosovës, ndërsa ndeshja e kthimit pritet të jetë vendimtare për përcaktimin e finalistit./PrizrenPress.com/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Dislokimi i largpërçuesve në Prizren, punimet shtrihen drejt lagjes “Ortakoll”

Në Prizren po vazhdojnë punimet për dislokimin e largpërçuesve, në kuadër të projekteve për modernizimin e infrastrukturës energjetike të qytetit. Pas largimit të shtyllave...

27-vjet nga masakra në Rogovë të Hasit

Janë bërë 27 vjet nga masakra që u bë në fshatin Rogovë të Hasit, aty ku ranë në pritë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të...

Lajmet e Fundit