11.3 C
Prizren
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

Suhareka prezanton pesë përforcime të reja

FC Suhareka ka nisur me intensitet përgatitjet për sezonin e ri, duke zyrtarizuar afrimin e pesë futbollistëve që pritet të jenë pjesë e rëndësishme e projektit të klubit.

Skuadrës i është bashkuar Alush Gavazaj, për të cilin klubi ka shprehur besimin se do të kontribuojë në arritjen e objektivave, duke i uruar suksese dhe një fillim sa më të mbarë me fanellën e Suharekës, raporton PrizrenPress.

Në repartin ofensiv, Suhareka ka siguruar shërbimet e sulmuesit Valmir Topalli. Klubi e cilëson atë si një lojtar me perspektivë, pjesë të së ardhmes së projektit, duke shprehur bindjen se ai do të sjellë energji dhe gola të rëndësishëm për skuadrën.

Porta do të mbrohet nga Dashnor Balaj, i cili i bashkohet ekipit si një forcë e re me përkushtim dhe karakter. Nga qyteti i Suharekës, Balaj rikthehet për të mbrojtur ngjyrat e klubit të vendlindjes, me synimin për paraqitje të sigurta dhe ndeshje pa pësuar gol.

Një rikthim i rëndësishëm është edhe ai i Marson Berishës. Talenti nga Suhareka kthehet në vendlindje për të qenë pjesë e ekipit në sezonin e ardhshëm, me pritshmëri të larta për kontribut të madh në fushën e lojës.

Po ashtu, pjesë e Suharekës është bërë edhe Arian Telaku, i cili do të jetë forcë shtesë për skuadrën, me synimin për të ndihmuar ekipin në arritjen e sukseseve të reja.

Me këto afrime, Suhareka synon të ndërtojë një skuadër konkurruese dhe të konsoliduar, duke kombinuar talentin e ri me përkushtimin për të arritur rezultate pozitive./PrizrenPress.com/

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Drejtoresha e DKA-së në Prizren mbledh drejtorët e shkollave për sigurinë dhe fillimin e gjysmëvjetorit të dytë

Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), Luljeta Veselaj Gutaj, mbajti sot takim me drejtorët e shkollave të Komunës së Prizrenit, ku u diskutua...

Nikprelaj te Ballkani

FC Ballkani ka arritur marrëveshje me mbrojtësin Arben Nikprelaj, i cili transferohet nga Deçiçi i Tuzit. 21-vjeçari, me gjatësi 1.94 metra, vjen për të përforcuar...

Lajmet e Fundit