Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, sot në Prizren u organizua një aktivitet sportiv me pjesëmarrjen e çiklistëve prizrenas.
Maratona simbolike nisi nga rrethi i transitit dhe përfundoi te rrethi i “Vrapueses së Prizrenit”, duke sjellë energji pozitive dhe frymë bashkimi në qytet. Pjesëmarrësit e bënë këtë përvjetor edhe më të veçantë përmes promovimit të sportit dhe stilit të shëndetshëm të jetesës.
Me këtë rast, drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS), Ajlin Shishko-Hajdari, ndau mirënjohje për çiklistët pjesëmarrës, në shenjë falënderimi për kontributin dhe përkushtimin e tyre në këtë aktivitet domethënës./PrizrenPress.com/
Marketing
Pagesa me këste / Shiten 3 banesa në Kompleksin “Prizreni i Ri”
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
