Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit për 30 ditë ndaj dy të pandehurve, F.B. dhe L.G., të cilët aktualisht gjenden në ndalim 48-orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Fajdeja” në bashkëkryerje.
Sipas prokurorisë, nga data 13 dhjetor 2025 deri më 19 shkurt 2026, të pandehurit kanë kontraktuar një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimeve të një personi tjetër, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare dhe papërvojën e dëmtuarit B.K.

“I dëmtuari ka marrë borxh nga F.B., i cili ishte siguruar nga L.G., ku për këtë shumë duhej të paguante kamatë mujore 100%. Kur nuk ka arritur ta shlyejë borxhin, i pandehuri F.B., në koordinim me L.G., i kanë refuzuar kërkesën për shtyrje deri në muajin Korrik dhe ia kanë dhënë vetëm një muaj shtyrje. Pasi dëmtuari nuk ka mundur ta sigurojë shumën, ka njoftuar policinë”, thuhet në kërkesën e prokurorisë.
Në kuadër të hetimeve, Prokuroria Themelore në Prizren ka sekuestruar para të gatshme, pajisje elektronike dhe prova të tjera materiale që lidhen me këtë vepër penale.
“Prokuroria vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën kundër kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin”, theksohet në njoftim.
Marketing
Pagesa me këste / Shiten 3 banesa në Kompleksin “Prizreni i Ri”
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
