Në vazhdën e aksioneve të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, kanë nisur punimet për rregullimin dhe gjelbërimin e hapësirës publike në lagjen “Dardania”, përgjatë rrugës kryesore, një pikë e rëndësishme në hyrje të qytetit të Prizren.
Sipas njoftimit të Komunës së Prizren, në kuadër të këtyre punimeve po hiqen sipërfaqet e betonizuara dhe po pastrohen mbeturinat, përfshirë edhe ato inerte që kanë zënë hapësirat publike.

“Po hiqen sipërfaqet e betonizuara dhe po pastrohen mbeturinat, përfshirë ato inerte, ndërsa hapësirat po transformohen në zona të gjelbëruara dhe parqe për banorët”, thuhet në njoftim.
Komuna thekson se ky aksion shënon një tjetër hap drejt Prizrenit më të pastër, më funksional dhe të gjelbër./PrizrenPress.com/
Marketing
Pagesa me këste / Shiten 3 banesa në Kompleksin “Prizreni i Ri”
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
