Donjeta Sadiku ka shkëlqyer në edicionin e 77-të të turneut ndërkombëtar të boksit “Strangja 2026”, që u mbajt në Sofia, duke fituar medaljen e artë në kategorinë -60 kg.
Në finalen e madhe, Sadiku triumfoi ndaj brazilianes Rebeca De Santos, duke vulosur një paraqitje të jashtëzakonshme me gjithsej katër fitore gjatë turneut. Kjo është medalja e dytë e artë radhazi për boksieren kosovare në këtë garë prestigjioze, pasi kishte triumfuar edhe vitin e kaluar.
Turneu “Strangja” konsiderohet si më i vjetri në Evropë dhe një nga më prestigjiozët në boksin amator, ku marrin pjesë boksierët më të mirë nga mbarë bota./PrizrenPress.com/
Marketing
Pagesa me këste / Shiten 3 banesa në Kompleksin “Prizreni i Ri”
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
