Një incident i pazakontë është regjistruar në fshatin Xerxë të Rahovecit, ku një përleshje fizike mes disa personave ka përfunduar me sekuestrimin e një arme zjarri nga policia.
Ngjarja ka ndodhur më 14 mars rreth orës 11:00, kur patrulla e trafikut që ndodhej në pikë kontrolli në Xerxë ka ndaluar një veturë të tipit Mercedes-Benz, në të cilën ndodheshin Sh.Q. (37 vjeç) dhe Sh.Q. (32 vjeç).
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Sipas deklarimit të tyre para policisë, pak më herët ata kishin pasur një përleshje fizike pranë shkollës fillore në fshatin Xerxë me V.K. (37 vjeç).
Gjatë përleshjes, sipas tyre, arma e zjarrit i kishte rënë nga brezi të dyshuarit V.K., ndërsa dy personat e tjerë kishin arritur t’ia marrin armën dhe të largohen nga vendi i ngjarjes, duke e vendosur atë nën ulësen e pasagjerit në veturë.
Kur janë ndaluar nga patrulla e trafikut, ata kanë njoftuar vetë policinë për armën që ndodhej në automjet.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe patrulla policore, e cila ka arrestuar të dyshuarin V.K., ndërsa dy personat e tjerë fillimisht kanë marrë trajtim mjekësor në QKMF Rahovec për shkak të lëndimeve nga përleshja dhe më pas janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Nga policia është sekuestruar arma me gaz e tipit “Ekol Special 99”, me një karikator dhe pesë fishekë të kalibrit 9 mm, e cila është konfiskuar si provë materiale.
Pas intervistimit të palëve dhe një dëshmitari të rastit, Prokurori kujdestar ka urdhëruar konfiskimin e armës, ndërsa të tre personat e dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt.
Rasti mbetet nën trajtim nga organet hetimore.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
