Ballkani ka zyrtarizuar përforcimin e radhës në merkato, duke arritur marrëveshje me mesfushorin defensiv Anel Ballkani transferon mesfushorin boshnjak Anel Sabanadzovic.
Futbollisti 26-vjeçar nga Bosnja dhe Hercegovina i bashkohet skuadrës nga Suhareka si një përforcim i rëndësishëm për vazhdimin e sezonit. Sabanadzovic sjell përvojë ndërkombëtare, pasi gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e klubeve si FK Zeljeznicar dhe AEK Athens F.C., ndërsa së fundmi ishte pjesë e Omonia 29M në kampionatin qipriot.
Mesfushori defensiv është produkt i akademisë së Zeljeznicar dhe gjatë karrierës ka përfaqësuar të gjitha grupmoshat e përfaqësueses së Bosnia and Herzegovina.
Me këtë transferim, Ballkani synon të rrisë konkurrencën në mesfushë dhe të përfitojë nga përvoja evropiane e lojtarit, i cili pritet të japë kontribut të menjëhershëm në objektivat e klubit suharekas./PrizrenPress.com/
Marketing
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
