9.4 C
Prizren
E premte, 20 Mars, 2026

Selmanaj përcjell urimet për Fitër Bajram nga KBI e Prizrenit

Kryetari i degës së Lidhja Demokratike e KosovësPrizren, Driton Selmanaj, ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit me rastin e festës së Fitër Bajrami.

Gjatë vizitës ai u prit nga kryetari i KBI-së në Prizren, Valon ef. Ibrahimi, me të cilin diskutoi për rëndësinë e kësaj feste për besimtarët dhe për shoqërinë në përgjithësi.

“Sot, pata kënaqësinë së bashku me bashkëpunëtorë, të realizoj një vizitë urimi tek Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, z. Valon Ibrahimi, me rastin e festës së Fitër Bajramit. Në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, biseduam për rëndësinë që kjo festë ka për besimtarët dhe për shoqërinë në tërësi, duke theksuar vlerat e solidaritetit, mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë”, ka njoftuar Selmanaj.

Ai theksoi se kjo festë përfaqëson një moment reflektimi dhe afrimi mes njerëzve.

“Fitër Bajrami është një moment reflektimi dhe falënderimi, por edhe një mundësi për t’u afruar më shumë me njëri-tjetrin dhe për të forcuar lidhjet tona shoqërore e njerëzore. Uroj që kjo festë e shenjtë të sjellë paqe, shëndet dhe begati në çdo familje. Gëzuar Fitër Bajramin!”, u shpreh Selmanaj./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Ndahet nga jeta arkeologu Luan Koçbashliu

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të arkeologut të shquar, Luan Koçbashliu. Në telegramin e ngushëllimit drejtuar...

P.C Prizreni mposht Istogun, mbetet lider

Proton Cable Prizreni ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme në Ligën e Parë të basketbollit, duke mposhtur Istogun me rezultat 89:75. Skuadra prizrenase zhvilloi...

Lirohet Gjesti

Lajmet e Fundit