Tre të rinj vdiqën në aksidente trafiku dhe dy të tjerë pësuan lëndime të rënda trupore vetëm gjatë javës së kaluar në Komunën e Prizrenit.
Policia e trafikut nis zbatimin e planit operativ të task-forcës, ku po monitoron qarkullimin rrugor, sidomos të motoçikletave dhe trotineteve.
KLIKO VIDEON:https://www.facebook.com/reel/1263220935169617
Në Prizren, java që e lamë pas, është shënuar si njëra ndër më të vështirat. Shkak për këtë ishin aksidentet në trafik me fatalitet.
Qytetarët thonë se shkaqet janë të shumta, por ndër më kryesoret mungon vetëdijesimi i pjesëmarrësve në trafik, shpejtësia dhe përdorimi i telefonit.
Ibrahim Sahiti, qytetar tha se “shkaktarët kryesorë të aksidenteve në trafik, për mendimin tim, është pakujdesia, shpejtësia e rritur, ndëshkimet nuk janë të lehta, por pa ndëshkime ne nuk marrim vesh”.
“Këta që i marrin patentat pa kry shkollë, i marrin me pare, ata janë shkaktarët kryesorë për mendimin tim” , thotë tjetri qytetar Ismet Bytyqi.
“Pakujdesia e vozitësve, njëkohësisht edhe këmbësorët nuk kanë kujdes. Shiko, unë e kam shtëpinë në qendër vazhdimisht policia është në lëvizje, por unë mendoj se vozitësit dhe këmbësorët janë fajtor”, pohoi Safet Hoxha, qytetar.
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Nga data 23 mars, në terren do të operojë një taskforcë që do ta monitorojë qarkullimin e automjeteve, sidomos atyre mjeteve me një palë gjurmë, si motoçikleta, triçikla e tjerë.
Toger Arben Elshani, shef i njësisë së policisë së trafikut tha se “faktikisht është një lloj taskforce, ku me prioritet janë mjetet me një palë gjurmë, duke përfshirë motoçikletat, triçikletat, katërçikletat, gjithsesi edhe trotinetet, por edhe automjetet e tjera pjesëmarrëse në trafik, do të trajtohen sipas ligjeve në fuqi”.
Në kuadër të kësaj taskforce po operojnë katër njësi, që mbulojnë zona të caktuara sipas detyrave për ta rritur nivelin e sigurisë në trafik.
“Aksidentet të cilat kanë ndodhë gjatë kësaj jave të gjitha janë në zonat ku ka pas prezencë të policisë, si dhe aktivitete policore në shqiptimin e kundërvajtjeve, për të gjithë ata që e kanë shkel ligjin. Mirëpo, në bazë të analizave që kemi analizu, këto aksidente të gjitha kanë ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës, sepse pikërisht shpejtësia sa më e madh, pasoja si në dëme materiale dhe në jetën e njeriut janë më të mëdha”, shtoi ai.
Sipas toger Elshanit, në vitin e kaluar u konfiskuan mbi 1200 patentë shoferë, të cilët shkelën rregullat në trafik./rtk/
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
