10.8 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Kuvendi i Malishevës miraton planin e punës, listën e pronave dhe shqyrton financat

Kuvendi i Komunës së Malishevë, nën drejtimin e kryesuesit Fatmir Ademaj, ka mbajtur mbledhjen e dytë të rregullt për këtë vit, ku janë trajtuar një sërë çështjesh me rëndësi për funksionimin e institucionit dhe interesin e qytetarëve.

Sipas njoftimit të komunës, pas miratimit të procesverbaleve nga mbledhjet e kaluara, kuvendi ka miratuar planin e punës për vitin 2026. Gjithashtu, pas shqyrtimit, është aprovuar edhe lista e pronave të paluajtshme komunale për dhënie në shfrytëzim gjatë këtij viti.

Në të njëjtën mbledhje, anëtarët e kuvendit kanë shqyrtuar edhe raportin financiar për vitin 2025, duke analizuar të hyrat dhe shpenzimet komunale.

Po ashtu, janë marrë vendime për formimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), si dhe Komisionit Komunal të Aksionarëve për SHA “Stacioni i Autobusëve” dhe SHA “Eko Regjioni”, njësia në Malishevë.

Kuvendi ka miratuar edhe komisionin për organizimin e zgjedhjeve në Këshillat Lokalë, ndërsa ndër vendimet e tjera është përfshirë subvencionimi i stacionit të autobusëve dhe ndarja e një parcele për grumbullimin e mbeturinave inerte. Për një parcelë tjetër është marrë vendim për bashkim, në kuadër të një procedure juridike pronësore.

Në fund të mbledhjes, në nderim të viktimave të luftës dhe në prag të përvjetorit të Masakra e Burimit, është mbajtur një minutë heshtje./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Bashkimi triumfon në kryeqytet

Bashkimi ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në kryeqytet, duke mposhtur Sigal Prishtina me rezultat 77:87, raporton PrizrenPress. Prizrenasit zhvilluan një ndeshje të mirë...

Junior 06 kampion të Kupës së Kosovës U14

Junior 06 Moni Bau është shpallur kampion i Kupës së Kosovës U14 për vajza, pas një finaleje të zhvilluar me ritëm të lartë dhe...

Lajmet e Fundit