14.1 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Nesër nis beteja e “Play-off”-it në Superligë

Pas përfundimit të një sezoni të rregullt mjaft konkurrues, këtë fundjavë nis faza më vendimtare e basketbollit kosovar – “Play-off”-i i ProCredit Superligës, ku skuadrat më të mira do të luftojnë për titullin kampion.

Në çerekfinale, përballjet premtojnë spektakël dhe rivalitet të fortë, raporton PrizrenPress.

Të shtunën nga ora 19:30, Golden Eagle Ylli përballet me Pejën, në një duel të balancuar mes skuadrave që këtë edicion kanë nga dy fitore ndaj njëra-tjetrës. Therandasit e përfunduan sezonin e rregullt në vendin e katërt, ndërsa pejanët në të pestin.

Ndërkohë, të dielën nga ora 19:30, në kryeqytet zhvillohet derbi ndërmjet Bora dhe Sigal Prishtina. Kjo përballje zhvillohet për herë të parë në fazën e “Play-off”-it dhe pritet të sjellë emocione të mëdha për tifozët.

Sipas formatit të garës, skuadra që arrin dy fitore kualifikohet në gjysmëfinale, ndërsa për të siguruar finalen duhen tri fitore. Titulli i kampionit do t’i takojë ekipit që arrin katër fitore në serinë finale./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Totaj uron Ditën Ndërkombëtare të Romëve, thekson përkushtimin për integrim

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka uruar sot komunitetin rom me rastin e 8 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Romëve, duke vlerësuar...

Bashkimi përqendrohet te Play-Off-i pas përfundimit të sezonit të rregullt

Bashkimi ka përmbyllur sezonin e rregullt në Superliga e Kosovës në basketboll me bilanc prej 20 fitoresh dhe 8 humbjesh, duke konfirmuar formën e...

Lajmet e Fundit