11.2 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026

Junior 06 siguron finalen e Play-Off-it U14

Ekipi i vajzave U14 të Junior 06 Moni Bau ka siguruar kualifikimin në finale të “Play-Off”-it, pasi ka mposhtur Penzën edhe në ndeshjen e dytë gjysmëfinale me rezultat 36:16, raporton PrizrenPress.

Pas fitores bindëse në ndeshjen e parë me rezultat 60:26, Junior 06 konfirmoi dominimin edhe në përballjen e kthimit, duke vulosur kalimin në finale me rezultat të përgjithshëm bindës.

Të dyja ndeshjet u karakterizuan nga loja e organizuar dhe mbrojtja e fortë e vajzave të Junior 06, të cilat kontrolluan ritmin dhe imponuan epërsi të qartë ndaj kundërshtarit.

Me këtë sukses, Junior 06 Moni Bau siguron finalen dhe tashmë do të synojë titullin kampion në këtë kategori./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Publikohet orari i Play-Off-it në Superligë

Vetëm në minutat e fundit është përcaktuar renditja përfundimtare e sezonit të rregullt në ProCredit Superligë, duke sjellë një fazë “Play-off” që premton spektakël...

Vetaksident në Prevallë, humb jetën një shtetas amerikan

Një shtetas amerikan e ka humbur jetën sot rreth orës 17:00 në Prevallë, pas një vetaksidenti. Rastin  e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë...

Lajmet e Fundit