11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

48 orë para fillimit të Botërorit, familja mbretërore e Katarit kërkon ndalimin e alkoolit në stadiume

Familja mbretërore e Katarit po i bën presion FIFA-s për një ndalim të plotë të shitjes së alkoolit në të gjitha stadiumet e Kupës së Botës, vetëm dy ditë para fillimit të turneut.

Vendi pritës, ku shitja e alkoolit zakonisht është e kufizuar për të huajt që pinë në hotele dhe restorante të licencuara, ose banorë jomyslimanë me leje speciale në shtëpitë e tyre, ka ushtruar presion mbi FIFA-n që të ndalojë shitjen e birrës në tetë stadiumet e Kupës së Botës.

Kjo do të thotë që “Budweiser”, një nga sponsorët më të mëdhenj të turneut, nuk do të jetë në gjendje t’ua shesë birrën tifozëve në ndeshje dhe mund ta bëjë FIFA-n të shkelë të një kontrate shumë milionëshe me kompaninë.

Diskutimet në lidhje me këtë çështje besohet të jenë në vazhdim mes “Budweiser” dhe FIFA-s, megjithëse “The Times” thotë se heqja e shitjeve të birrave tani është “e mundshme” pas ndërhyrjes së familjes mbretërore të Katarit.

“New York Times” tha se ndërhyrja ishte bërë nga Sheikh Jassim bin Hamad bin Khalifa al-Thani, vëllai i sundimtarit të Katarit.

Siç qëndrojnë gjërat, vizitorët e Kupës së Botës mund të blejnë alkool në hotele dhe restorante, në zona të tifozëve në kohë të caktuara, por jo brenda stadiumeve.

Birra do të kushtojë pothuajse 12 paund në vendet zyrtare dhe fansat do të kufizohen në katër pije për t’i ndaluar ata të dehen. Kushdo që dehet mund të çohet në një zonë speciale për t’u kthjelluar.

Shitja e alkoolit nuk është polemika e vetme që ka pllakosur Kupën e Botës në Katar, e cila po luhet në dimër, sepse temperaturat e verës në vendin e shkretëtirës shpesh arrijnë 40 gradë Celsius.

Vapa do të jetë ende intensive, edhe në dimër, me temperaturat e ditës që do të lëvizin rreth 30 gradë Celsius.

Punëtorët nga disa prej vendeve më të varfëra të botës kanë raportuar se janë keqpaguar nga Katari gjatë ndërtimeve të stadiumeve të Botërorit, si dhe u janë shkelur të drejtat.

Përgatitja e turneut ka qenë gjithashtu e rrënuar me probleme, shpesh të lidhura me qëndrimet konservatore të sundimtarëve myslimanë të vendit.

Në fillim të këtij muaji, u raportua se një ambasador i Kupës së Botës të Katarit i ka thënë transmetuesit televiziv gjerman “ZDF” se homoseksualiteti është “dëm në mendje”.

Disa futbollistë kanë ngritur shqetësime për të drejtat e tifozëve që udhëtojnë në turne, veçanërisht individëve dhe grave LGBT+, për të cilat grupet e të drejtave thonë se ligjet e Katarit i diskriminojnë. /Albanianpost.com

Më Shumë

SBAShK paralajmëron protestë më 1 maj

  Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka bërë të ditur se me 1 maj do të ketë protestë të punëtorëve të arsimit. Në njoftimin...

Akil Gjakova lë pas problemet jashtë sportit, përfaqëson Kosovën në Evropianin e xhudos

Xhudisti Akil Gjakova do të përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Evropian për Senior që do të zhvillohet në Zagreb të Kroacisë nga 25-27 prill. Ky muaj...

Lajmet e Fundit