6 autorë ballkanas në “Tirana in between”

tirana-in-between-213x300Për të tretin vit me radhë, Tirana ka ftuar autorët e Ballkanit në rezidencën letrare “Tirana in Between”.

Shtëpia e Shkrimtarëve dhe Përkthyesve Letrarë ka shpallur emrat e gjashtë autorëve që do të qëndrojnë në rezidencë 1-mujore në Tiranë.

Dasa Drnic nga Kroacia, Theodora Dimova nga Bullgaria, Risto Lazarov nga Maqedonia, Dragana Tripkovic nga Mali i Zi dhe Dan Coman nga Rumania janë zgjedhur nga “Poeteka” pas aplikimeve.

Gjashtë autorë i bashkohen për një muaj jetës së kryeqytetit për të ndarë me artistët shqiptarë përvojat, projektet letrare, mendimet, ndjeshmëritë, intimitetin, për të bashkëpunuar në pasurimin e skenës kulturore, për ta pranuar “Tjetrin” që jeton pranë nesh dhe që deri më sot ka qenë i panjohur, huaj, i largët.

Më Shumë

Qindra qytetarë në Mejdan – rikthehet spektakli i pehlivanëve në Opojë pas shumë vitesh

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Komunës së Dragashit, këtë vit u rikthye pas shumë vitesh një nga traditat...

Shpërthim në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia jep detaje

Një shpërthim i dyshuar me granatë dore ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Prizren, duke shkaktuar dëme të...

Lajmet e Fundit