70 pacientë me Covid të shtrirë në Spitalin e Prizrenit

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se 575 pacientë janë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme.

“468 të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 418 me oksigjeno-terapi dhe 29 në gjendje të rënduar shëndetësore”, ka njoftuar ShSKUK-ja.

Në QKUK, 206 pacientë janë të shtrirë, 170 prej tyre Covid-19 pozitivë dhe 155 me oksigjeno-terapi.

– Klinika Infektive, 113 pacientë
– Klinika e Pulmologjisë, 36 pacientë
– Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë
– Klinika e Gjinekologjisë, 11 pacientë
– Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 44 pacientë

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 369 pacientë, 298 prej tyre Covid-19 pozitivë, 263 me oksigjeno-terapi.

– Spitali i Prizrenit, 70 pacientë
– Spitali i Gjakovës, 91 pacientë
– Spitali i Pejës, 64 pacientë
– Spitali i Gjilanit, 81 pacientë
– Spitali i Mitrovicës, 15 pacientë
– Spitali i Vushtrrisë, 11 pacientë
– Spitali i Ferizajt, 37 pacientë

Më Shumë

Aulon Shabani rinovon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me mbrojtësin Aulon Shabani, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit edhe për tre vitet e ardhshme. Klubi...

Sindikata e Policisë ngushëllon familjen e policit Rexhep Gashi, që humbi jetën gjatë detyrës në Vërmicë

Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar pas vdekjes tragjike të zyrtarit policor Rexhep Gashi, i cili humbi jetën në orët e hershme të...

Lajmet e Fundit