18.8 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026

801 gjoba për shkelësit e masave antiCOVID-19

Policia e Kosovës është duke vazhduar me zbatimin e Ligjit për pandeminë COVID-19.

Gjatë 24 orëve, policia ka shqiptuar 801 tiketa në bazë të këtij ligji, për të gjithë ata që nuk kanë respektuar masat antiCOVID-19.

Ndryshe dje në vendin tonë janë konfirmuar 774 raste të reja me coronavirus, si dhe janë raportuar 4 raste të vdekjes.

Kujtojmë se ditë më parë në Kosovë kanë arritur edhe 24 mijë dozat e para të vaksinës antiCOVID, dhe tashmë ka nisur procesi i vaksinimi i qytetarëve. /Telegrafi/

Më Shumë

Lajmet e Fundit