Kapen “mat” duke vjedhur dyqanin

pranga 5Policia e Elbasanit ka arrestuar sot në flagrancë 3 të rinj, të cilët ishin duke vjedhur një dyqan në këtë qytet.

Sipas policisë, në pranga kanë rënë shtetasit Markelian Sula, 20 vjeç, Indrit Hamza, 24 vjeç dhe Enea Shabani, 20 vjeç, që të tre banues në Elbasan.

Ata akuzohen edhe për vjedhjen e disa banesave në këtë qytet.

Tre të rinjtë u kapën sot në flagrancë duke vjedhur dyqanin e shtetasit Frederik Jolldashi.

Po ashtu sipas policisë, nga hetimet e kryera ka rezultuar se tre të rinjtë, në kohë dhe vende të ndryshme në qytetin e Elbasanit, kane vjedhur edhe tre dyqane të tjera dhe konkretisht dyqanet e shtetasve D. Panxhi, H. Hyseni dhe M. Cani.

Materialet ndaj tyre i kanë kaluar Prokurorisë së Elbasanit për procedime të mëtejshme.

Më Shumë

55 vjet nga vdekja e Jim Morrison, zërit legjendar të The Doors

Sot shënohen 55 vjet nga vdekja e Jim Morrison, kantautorit, poetit dhe vokalistit legjendar të grupit rock The Doors, i cili konsiderohet një nga...

Ballkani prezanton Almedin Klinakun

Ballkani ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit ofensiv Almedin Klinaku, i cili tashmë i është bashkuar skuadrës për sezonin e ri. Klinaku vjen si një përforcim...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit