18.6 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Pritet kthim masiv i emigrantëve të Kosovës

Emigrant kosovarKthime masive të emigrantëve kosovarë pritet të ndodhin shpejt.

Me prioritet, largimin e të ikurve të muajve të fundit për në shtete të Bashkimit Evropian do ta bëjnë Gjermania, Austria e Zvicra, dhe, sipas burimeve, shpenzimet e udhëtimit do të detyrohet t’i heqë Qeveria e Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.Një burim i gazetës ka thënë të enjten se tashmë Ambasada e Kosovës në Gjermani ka kontaktuar me aviokompani, të cilave iu ka kërkuar të bëjnë oferta në lidhje me transportimin e emigrantëve nga Gjermania në Kosovë. Oferta është kërkuar të bëhet për një mijë emigrantë.

“Ambasada ka komunikuar me disa aviokompani nga të cilat ka kërkuar të dijë se cila është kostoja për kthimin me avionë të një mijë emigrantëve. Nuk e di nëse është përzgjedhur kompania, por dihet se fatura do të paguhet nga Buxheti i Kosovës”, ka thënë ky burim.

Më Shumë

Përfundon rruga fushore mbi 1.2 kilometra në Medvec, investim në mbështetje të fermerëve

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren, Nderim Kadriaj, ka vizituar fshatin Medvec për të parë nga afër përfundimin e punimeve për hapjen...

Bashkimi humb Kenny Wooten para ndeshjes vendimtare ndaj Borës

Bashkimi ka marrë një lajm të rëndë para ndeshjes vendimtare të sezonit, pasi qendra amerikane Kenny Wooten ka pësuar një lëndim në dorën e...

Lajmet e Fundit