Nesër vendoset për grevë

Shkolla-nxenesitKëshilli Drejtues i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), të shtunën do të mbajë mbledhje për të diskutuar rreth grevës në arsim.

Anëtarësia e kësaj Sindikate ka dhënë pëlqimin e saj pro grevës dhe kundër mosrespektimit të Kontratës Kolektive.

Mijëra nënshkrime janë mbledhur nga përfaqësitë sindikale nëpër komuna prej mësimdhënësve. SBASHK-u ka konfirmuar se nuk do ta pranojnë ofertën e Qeverisë për zbatim të Kontratës vetëm në një pikë të saj, nga katër të tilla që janë parashtruar për sektorin e arsimit. Ministria e Financave nuk i është përgjigjur kësaj kërkese.

Por, ky dikaster qeveritar ka deklaruar të enjten për gazetën se do të kompensojë përvojën e punës./Zeri/.

Më Shumë

Prizreni vazhdon shenjëzimin rrugor, ripërtërihet shtegu i biçikletave në qytet

Drejtori i Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri, ka përcjellë nga afër punimet për shenjëzimin horizontal dhe vertikal, të cilat po realizohen sipas planit në gjithë...

Thaqi vazhdon me Drinin e Bardhë edhe për një sezon

Drini i Bardhë ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me mbrojtësin Ragip Thaqi, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit edhe në sezonin e...

Lajmet e Fundit