20.6 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Nisma në Prizren, nënvlerëson premtimet e Kadri Veselit

Nisma per kosove1Nisma në Prizren, ka nënvlerësuar premtimet që kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë dje në këtë qytet. Sipas këtij subjekti politik, qytetarët nuk kanë nevojë t’i tregohet mënyra e qeverisjes së Prizrenit.

“Në fjalim i tij Kryeparlamentari Veseli mbase mund të jetë si rezultat inspirimit , ngase ai vizitoi një komunë që është qeverisur nga Ramadan Muja dhe klani i tij , e derisa për të arriturat e qeverisjes Muja dhe klanit të tij, tashmë e din e tërë Kosova se si ka qeverisur”, thuhet në reagimin e Nismës në Prizren.

“Nisma në Prizren bazuar edhe në qasjen e ekspertëve ekonomik që ajo i ka , i bënë me dije edhe Kryeparlamentarit të Republikës së Kosovës dhe qeverisjes aktuale se vetëm një menaxhim i mirë krijon zhvillim social dhe ekonomik. Zhvillimi ekonomik dhe social vijnë si rezultat i menaxhimit të mirë“.

“Kjo do të thotë që menaxhimi është elementi kryesor dhe zhvillimi ekonomik është pasojë e tij. E gjithë përvoja e zhvillimeve ekonomike e vërteton këtë. Në një vend ku ka vetëm kapital nuk do të thotë se ka zhvillim ekonomik , sepse një gjë e tillë arrihet vetëm në rastet kur ai shtet është i aftë të gjeneroj energji menaxhuese . E sa jeni të aftë t’a bëni një gjë të tillë , kjo tani mvaret nga qeverisja juaj“.

“Andaj kuptojeni se zhvillimi ekonomik me fjalë të tjera, është më tepër një çështje energjish njerëzore sesa e një bollëku ekonomik. Gjenerimi dhe drejtimi i këtyre energjive është detyrë e atyre që qeverisin me shtetin , në mënyrë që të ndërtohet një prespektivë për të rinjët në Kosovë dhe krijim të një imazhi pozitiv për vendin , më pastaj edhe perceptimet negative të investitorëve tu huaj , do të mund të zëvendësoheshin më investime të tyre në Kosovë“./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Haradinaj përkujton komandant Drinin dhe dëshmorët e 8 Majit: Sakrifica e tyre është themeli i lirisë së Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar heroin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Rexha – Drini, si dhe dëshmorët...

Sot mbahet Kuvendi Zgjedhor i AAK-së në Prizren

Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren i nënshtrohet sot procesit të brendshëm zgjedhor. Në ambientet e Hotel "Tesara", duke filluar nga...

Lajmet e Fundit