9.4 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Veteranët e luftës protestë më 29 janar

Veteranet therandZvarrita e procesit të verifikimi të listave të veteranëve të luftës së UÇK-së i ka irrituar këta të fundit. Ata kanë paralajmëruar protesta në shenjë pakënaqësie të stërzgjatjes së këtij procesi.

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi ka thënë se nuk do të presin më.

Ai ka thënë se me herët ishte lutur nga anëtarët e komisionit për verifikimin e listave, që të presin deri me 20 janar, datë kur ky komision ishte zotuar se do të bënte publikimin e listave.

Por ditë me parë kryetari i komisionit Agim Çeku i kishte thënë gazetës Tribuna, se publikimi i listave është shtyrë për muajin shkurt. Kjo deklarata ka shtyrë veteranët që të mobilizohen. Xhevdet Qeriqi, ka paralajmëruar se me 29 janar pritet të mbahet një protestë e organizuar nga ky këshill.

“Mua me është thënë se me 20 janar listat do të publikohen, nëse nuk ndodh kjo, ne jemi duke u përgatitur që me 29 janar të dalim në protestë”, ka thënë Qeriqi, për Gazetën Tribuna.

Ditë me parë, kryetari i komisioni për verifikimin e listave Agim Çeku i ka thënë gazetës Tribuna, se publikimi i listave të veteranëve të luftës së UÇK-së, është shtyrë. Kjo gjë sipas tij. ka ndodhur për shkak se Komisioni ende nuk ka arritur t’i verifikoj të gjitha aplikacionet.

“Publikimi i listave do të bëhet në muajin shkurt. Komisioni është duke u marrë me verifikimin e aplikacioneve dhe numri i madh i tyre ka ndikuar në zgjatjen e procesit”, ka thënë Çeku. Ai ka mohuar se zvarritja e procesit të verifikimi të listave të veteranëve të luftës së UÇK-së, të jetë bërë me qëllim. Çeku nuk pret që numri i veteranëve të shkojë mbi 25 mijë.

Më Shumë

Hapet Qendra e re e Mjekësisë Familjare në Kijevë

Në fshatin Kijevë të Malishevës ka filluar punën Qendra e re e Mjekësisë Familjare (QMF), e cila do të ofrojë kushte moderne dhe shërbime...

Prizreni pa pikë në udhëtim, mposhtet nga Dinamo

Prizreni është rikthyer pa pikë nga udhëtimi në Ferizaj, pasi u mposht me rezultat 2-0 nga Dinamo në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë. Vendasit kaluan...

Lajmet e Fundit