22.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

Përcillet këngëtari Gent Demaliaj

gend-demaliaj1Të afërm, kolegë, admiratorë dhe mjaft personalitete të artit e kulturës dhe jo vetëm, u mblodhën sot në hollin e Radio Tiranës për ti dhënë lamtumirën Gent Demalisë, liderit të famshëm dhe mjaft të pëlqyer të grupit rock “Djem e Detit” i cili u nda nga jeta vetëm një natë më pare si shkak i një sëmundje të rëndë që e shoqëronte prej pak kohësh.

Me zërin e Gentit dhe muzikën e “Djemve” në sfond, të gjithë përlotur i bënë nderimin e fundit dhe ngushëlluan familjarët e të afërmit për këtë humbje të papritur e të parakohshme, duke ditur që Genti u nda nga jeta në një moshë mjaft të re, vetëm 40 vjeç.

Edhe pse në vitin 2013 Qeveria Shqiptare me një vendim të këshillit të Ministrave i dha atij një shumë rreth 35 milion lekë për tu kuruar jshtë vëndit, ndërhyrja me sa duket nuk i dha Gentit më shumë se 2 vite jetë.

Edhe pse i tërhequr nga ekrani prej pak kohësh, me hitet si “Jo tani”, “Mos Qaj”apo “Ëndrrat që për ty i thura” “Jakup Ferri” e plot këngë të tjera, thuajse çdo brez e ka njohur, dashur e pëlqyer Gentin dhe “Djemtë”, atë që muzikën e tijë rock u përpoq të thyente disa tabu të kohës, dhe që i dha artit shqiptar një vlerë dhe kontribut mjaft të vyer me mesazhet që përcillte nëpërmjet muzikës.

Artisti lezhjan ishte i martuar dhe nga martesa ka edhe një vajzë të cilën e kishte quajtur Edean.

Në çdo rrjet social kanë vërshuar komentet ngushëlluese lidhur me vdekjen e Gentit, që vlerësohej tejet për muzikën cilësore e profesionale që ai kishte realizuar.

Një profesionist i vërtetë të cilit jeta nuk ja dha mundësinë të vazhdonte rrugën drejt mitizimit në të gjallë.

“Jo tani jo Zot, jo tani

Shpirtin tim jo mos ma merr ti

Në gjumë me klithma, jo ,

Thërras për ty”,

Jo tani jo, jo tani jo, oh jo jo mos ik”

Janë fjalë që këndonte Genti në refrenin e këngës “Jo tani” , këngë kjo dhe fjalë këto të cilat, sa herë do t’i dëgjojmë, gjithmonë do të në përlotin, sepse duket sikur Genti e kish bër për vete këtë tekst… /Ata/

Më Shumë

Biblioteka e Prizrenit shënon Ditën Ndërkombëtare të Librit

Biblioteka e Prizrenit shënoi Ditën Ndërkombëtare të Librit . Drejtoresha e Bibliotekës, Sahadete Sadikaj-Kukaj, theksoi se angazhimet e institucionit janë të ofrojë librin sa më afër...

Policia shqipton mbi 1 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1082 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit