12.6 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Sylejmani: Dikush e ka keqpërdorur llogarinë time për qëllime të këqija

Lulzim SylejmaniDrejtori për Buxhet dhe Financa në Komunën e Rahovecit, ka reaguar pas publikimit të lajmit në Gazetën Express, ku ai thotë se komentet e bëra në Facebook nuk janë bërë prej tij, por se i është keqpërdoruar llogaria.

“Reagim ndaj një postimi në portalin Express”

“Unë Lulzim Sylejmani më datë 27.01.2015 mora një lajm të pa vërtetë rreth orës 22 tek sa isha duke u kthyer nga një takim zyrtar dhe ky lajm ka të bëjë me një të pavërtetë të madhe se : kinse unë në profilin tim në facebook rreth orës 20 deri në orën 22 kam komentuar dhe fyer rëndë bashkëqytetarët e Rahovecit me fyerjet më të ultëa që aspak nuk më përkasin mua si person dhe as traditës time familjare.”

“Andaj profilin tim dikush e ka keqpërdorur me qëllime të këqija dhe motive të ulta duke biseduar me Artan Ejupin që është një mik i i mirë i imi me të cilin njihemi tash e disa vite dhe në ato shkrime shkruan se kinse unë qenkam i fyej ata, kjo të nderuar bashkë qytetar është vetem një gënjeshtër qëllim keqe e personave me motive të ulta që dëshirojnë të më fyejn mua dhe familjen time.”

“Komentet e bëra në facebook i kinse si fyerje i ka demantuar edhe Artan Ejupi i cili ka kontaktuar në ato momente në tel dhe është distancuar nga komentet që janë publikuar në postimin e tij.”

“Andaj të nderuar bashkëqytetarë të Rahovecit kërkoj nga ju që të mos bini pre e personave me motive të ulta, destabilizuese dhe qëllim këqija, sepse në mendjen time asnjëherë nuk ekzistojnë ato fyerje për bashkëqytetarët me të cilët punoj tash e disa vite.”
“Unë kam njoftuar edhe organet e rendit lidhur me këtë rastë që po mundohen të më shantazhojnë personalitetin tim.”
“Unë ju betohem me sinqeritetin më të madh se unë nuk jam pjesë e këtyre trillimeve dhe fyerjeve në adresë të bashkëqytetarëve të mi për të cilët kam respekt të veçant .”

Më Shumë

Kurorëzohen Blero dhe Eronita, publikohen pamje nga ceremonia

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero dhe Eronita janë kurorëzuar. Kështu kanë bërë të ditur vet ata përmes postimeve në rrjetin social, Instagram. Në pamjet e publikuara...

Shën Gjergji bashkon qytetarët e Prizrenit

Festimi i Shën Gjergjit në Prizren po u mbajt me shumë entuziazëm që nga orët e hershme të mëngjesit. Kjo festë tradicionale, e cila shënohet...

Lajmet e Fundit