13.1 C
Prizren
E martë, 24 Shkurt, 2026

Talenti i ri shqiptaro-grek në TKOB

Jonian KadeshaJonian Kadesha, violinisti shqiptaro-grek i vlerësuar si një nga talentet e brezit të tij dhe i nderuar me një sërë çmimesh nëpër botë, vjen sot për publikun shqiptar me një koncert për violinë, të kompozitorit finlandez Jean Sibelius, në mbrëmjen që Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit vijon i kushton ciklit të koncerteve për këtë sezon artistik.Simfonia e 5-të e Çajkovskit do të vijë e interpretuar nga orkestra simfonike e TKOB, ndërsa vepra e Sibelius, e cilësuar shumë e vështirë nga ana teknike, vjen në tingujt e virtuozit Kadesha.

Dirigjent orkestre do të jetë Michalis Economou. Fitues i katër çmimeve ndërkombëtare në konkurse për muzikë solo dhe muzikë dhome, Kadesha po dëshmon shpejt se është një nga muzikantët e rinj emocionues të kohëve të fundit. I lindur në vitin 1992 në Athinë, shqiptari Kadesha nisi të studionte violinë me të atin. Në 2005-n, në moshën 13-vjeçare ai u diplomua në konservatorin “Linda Leussi” me medalje të artë.

Ai vijoi studimet me profesor Grigori Zhislin në Universitetin e Muzikës në Wurzburg, ku ai mori diplomën e artistit në vitin 2013. Kadesha gjithashtu ka studiuar me Salvatore Accardo-n në Akademinë “Walter Stauffer” në Kremona, si dhe ka zhvilluar një sërë masterclass me muzikantë të shquar si Leonidas Kavakos, Hatto Beyerle, Renaud Capucon, Pamela Frank, Massimo Quarta, Zakhar Bron, Gabor Takasc-Nagy dhe Peter Nagy.

Accardo e ka cilësuar një talent shumë të rrallë, ndërsa Hatto Beyerle është shprehur për Kadeshën duke e cilësuar një artist inteligjent, origjinal bindës dhe me shije të madhe muzikore dhe prezencë skenike. Ai është i pari artist shqiptaro-grek që ka marrë çmimin për violinë “Mozart”.

Më Shumë

AURON vjen me këngë të re GJYNAH!

AURON në botën e muzikës ka hyrë fuqishëm dhe po vazhdon të sjell këngë te bukura ku se fundmi ka sjell edhe këngën e...

I kishin premtuar se do ta dërgojnë jashtë shtetit për shërim duke e dëmtuar në vlerë 130 mijë euro – arrestohen dy të dyshuar

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të mashtrimit në vitin 2023, ku dy të dyshuarit janë arrestuar pasi që kishin mashtruar viktimën,...

Lajmet e Fundit