“Bild”: “Ortek azilkërkuesish nga Kosova”

Bild-Ortek azilkërkuesish nga KosovaGazeta më e madhe në Gjermani dhe në Evropë “Bild Zeitung”, në edicionin e saj të së dielës i ka kushtuar ballinën temës së azilkërkuesve nga Kosova. Fakti që kjo gazetë i është përkushtuar kësaj teme dhe jo- të themi luftës në Ukrainë apo Konferencës së Sigurisë në Munih është mjaft domethënës.

Gjermania tash disa muaj po ballafaqohet me temën e azilkërkuesve dhe politikës ndaj tyre raporton Gazeta ‘Bild” nga Berlini.

Ballina e gazetës “Bild”, i cili në edicionin e së dielës shitet në 3 milionë ekzemplarë, nxjerr artikullin për emigrantët kosovarë me titull: “Ortek azilkërkuesish nga Kosova”, dhe më pas vijon rrëfimi për atë sesi nga 500 kosovarë në ditë janë duke e lëshuar vendin e tyre me destinacionin kryesor Gjermaninë.

“Diplomantët kanë bërë thirrje për masa urgjente për t’i parandaluar emigrantët që të kërkojnë azil në shtetet e Evropës dhe sidomos Gjermani”, raporton kjo gazetë.

Eksodi i ikjes së shqiptarëve të Kosovës për në vendet e perëndimit ka arritur shifra alarmante, që kjo nuk mbahet mend që nga koha e represionit. Madje punë nuk ka kryer as një rezolutë e miratuar në Kuvendin e Kosovës për ndaljen e kosovarëve që ta lëshojnë vendin.

Pos kësaj kjo gazetë në këtë edicion ka edhe komentin e ditës nga kolumnisti i saj Peter Hahne i cili kritikon politikën gjermane që nuk i qaset më me shumë humanizëm kësaj teme. /Gazeta Blic/

Më Shumë

Adnan Kanuriq zyrtarizohet te Malisheva

FC Malisheva ka arritur marrëveshje me portierin Adnan Kanuriq, i cili tash e tutje do të jetë pjesë e skuadrës dhe do të mbrojë...

Paraburgim për shoferin e kamionit të betonit që shkaktoi vdekjen e punëtorit të Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për shoferin e kamionit të betonit nga i cili u shkaktua vdekja...

Lajmet e Fundit