26.3 C
Prizren
E enjte, 21 Gusht, 2025

Washingtoni porosit Kosovën që korrupsionin ta adresojë në mënyrë serioze

QeveriaKosoves-NdertesaFuqizimi i demokracisë me përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrjen publike, si dhe luftimi i llojeve të ndryshme të korrupsionit janë veçuar si sfida mjaft të rëndësishme për shtetin e Kosovës nga ana e Thomas Melias, zëvendësndihmëssekretar në Departamentin Amerikan të Shtetit në Byronë për Demokraci, të Drejtat e Njeriut dhe Punë, shkruan sot Koha Ditore.

Zyrtari i lartë amerikan gjatë qëndrimit të tij në Kosovë ka bërë të qartë se përpjekjet për adresimin e këtyre problemeve do të mundësojnë përparimin e vendit. Në një intervistë për “Kohën Ditore” ai ka tërhequr vërejtjen se korrupsioni përveçse mund të jetë i dëmshëm në aspektin ekonomik, me vete sjell edhe pasoja të rënda politike.

Ai ka përkujtuar se Washingtoni i kushton rëndësi të madhe Kosovës dhe do të vazhdojë përkushtimin ndaj saj, pasi që e sheh atë si përbërës thelbësor për stabilitetin dhe zhvillimin në Ballkan. Mirëpo, sipas tij, edhe vetë shoqëria kosovare duhet t’i shtojë përpjekjet për forcimin e shtetit, pasi që bashkësia ndërkombëtare ka krijuar ambientin e duhur për pavarësim.

Për këtë arsye, Melia ka theksuar se institucionet duhet të kenë integritet në mënyrë që njerëzit të besojnë në to, si dhe të sigurojnë se të gjitha komunitetet marrin pjesë në mënyrë të barabartë dhe të drejtë/koha ditore/

Më Shumë

Policia godet rrjetin e drogës në Prizren, arreston tre persona dhe sekuestron mbi 4 kg kokainë

Policia ka njoftuar se ka arrestuar tre persona në Prizren dhe ka sekuestruar substanca narkotike. Në njoiftim thuhet se zyrtarë policorë nga Drejtoria për Hetimin...

Vendoset gurthemeli për objektin e ri të zjarrfikësve në Suharekë

Zjarrëfikësit e Suharekës sot janë pajisur me një objekt të ri dhe modern, i cili do të ndërtohet me bashkëfinancim të Komunës së Suharekës...

Lajmet e Fundit