Kurti: Do të protestojmë sa të jemi gjallë!

Albin Kurti15Në 8 vjetorin e demostratës së 10 Shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje, ka bërë homazhe tek Pllaka Përkujtimore në Sheshin “Nëna Terezë”.

Me këtë rast, lideri kësaj lëvizje, Albin Kurti, ka thënë se para 8 vitesh u tentua që të zhdukej vullneti i popullit. Sipas tij, qëllimi i pushtetit të atëhershëm ishte të ndalej Vetëvendosje.
“Te përmendorja e Skënderbeut, kordoni i policisë pas gazit lotsjellës shtiru me plumba gome mbi 200 jetë, në kokat dhe gjoksin e protestuesve. Arbeni dhe Moni u vranë, ndërkaq 80 protestues u lënduan. Qëllimi nuk ishte të ndalej vetëvendosje, po të zhdukej vullneti i popullit”, ka thënë Kurti, transmeton Gazeta Tribuna.

Ai ka numëruar gjatë padrejtësi që sipas tij, i janë bërë Kosovës me Planin e Ahtissarit.

“Sot tetë vjen më vonë. Kemi një marrëveshje në Bruksel të re se si te ndahet drejtësia e Kosovës. Dialogu në Bruksel është për sabotimin e shtetësisë së Kosovës. Duhet te jemi të gatshëm për protesta sa te jemi gjallë, sepse aty ku ka demonstrata ka edhe demokraci. Ne nuk nënshtrohemi”, ka thënë Kurti

Më Shumë

Nisin manifestimet për Ditën e Çlirimit dhe Dëshmorëve në Malishevë

Në Komunën e Malishevë kanë nisur aktivitetet për shënimin e 16 Qershorit – Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve, me një program të...

Komuna e Rahovecit ndan dekoratën “Ukshin Hoti” për Adem Demaçin

Në 83-vjetorin e lindjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, profesor Ukshin Hoti, Komuna e Rahovecit do të ndajë dekoratën “Ukshin Hoti”. Ceremonia e ndarjes së...

Lajmet e Fundit