0 C
Prizren
E premte, 17 Janar, 2025

Thaçi demanton mediat e njohura botërore

Hashim thaci 4Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashi Thaçi, ka kritikuar partitë opozitare dhe faktorët tjerë publikë, se po mundohen t’i materializojnë deklaratat e tyre kundër marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

Në një intervistë për një portal kosovarë, Thaçi ka bërë të ditur se marrëveshja e fundit e arritur në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka marrë bekimin e Kuvendit si dhe të gjitha institucioneve tjera relevante të vendit.

Ai ka shprehur shqetësimin për dezinformatat që po i bëhen qytetarëve të Kosovës nga disa grupe kriminale, për t’i motivuar ata për ta lënë vendin dhe të kalojnë kufijtë ilegalisht. Kreu i PDK-së dhe numri dy i Qeverisë së Kosovës ka vlerësuar se numri i migrantëve kosovarë i cili po publikohet në disa media, nuk është real, dhe se ai po tentohet të fryhet nga disa parti opozitare, për interesa politikë.

Thaçi ka folur edhe për reformën zgjedhore e cila, sipas tij, duhet të bëhet sa më shpejtë. Ai ka preferuar që zgjedhjet e ardhshme të mbahen me lista të mbyllura, pasi sipas tij, kjo do të krijonte më pak hapësirë për manipulim.

Madje sipas Thaçit ” Shqetësimi kryesor i Qeverisë është frika nga manipulimi i qytetarëve nga trafikantë të qenieve njerëzore, që janë edhe inkurajuesit kryesorë të këtyre lëvizjeve. Trafikantët, të cilët janë përfituesit e vetëm nga kjo dukuri, po përhapin dezinformata se qytetarët e Kosovës do të përfitojnë strehim dhe asistencë, por edhe leje qëndrimi në vendet e BE-së, edhe pse të gjitha vendet e BE-së e kanë thënë qartë se për qytetarët e Kosovës nuk ka më azil. Gjithashtu, shqetësuese është edhe tendenca që të manipulohet me numrat dhe me fenomenin në përgjithësi, pasi shifrat zyrtare tregojnë për numër shumë më të vogël të të larguarve se shifrat spekulative që përmenden nëpër media prej përfaqësuesve të partive opozitare dhe prej përfaqësuesve të shoqërisë civile të afërt me opozitën në Kosovë.”

Më Shumë

557 vjet nga vdekja e Skënderbeut!

Sot mbushen plot 557 vjet nga vdekja e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Skënderbeu vdiq më 17 janar të 1468-ës, në Lezhë. Gjergj Kastrioti,...

Prizreni zyrtarizon Durim Gashin

Sulmuesi i krahut me përvojë dhe ish lojtar i skuadrave të njohura të Superligës, Prishtina, Ballkani, Ferizaji, ndër të tjera edhe Liria e Suhareka...

Lajmet e Fundit