20.8 C
Prizren
E hënë, 4 Maj, 2026

Festa e madhe tek më 2018!

flamuri i kosoves, stema e shtetitQeveria e Kosovës nuk pritet të organizojë ndonjë festë të madhe për nderë të shtatë-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Asnjë personalitet i rëndësishëm botëror nuk pritet të zbres në Kosovë për nderë të kësaj feste.
Këtë e ka bërë të ditur për Gazetën Tribuna, zëdhënësi i Qeverisë, Arban Abrashi. Ai ka thënë se deri në vitin 2018, shënimi i përvjetorit të pavarësisë do të festohet në mënyrë modeste.

“Vlerësojmë se viti 2018 do të jetë një vit i duhur për shënimin e 10-vjetorit, si vit jubilar. Ky do te ishte edhe momenti që përmes një ceremonie a ngjarje festive, me madhështore, të ftojmë personalitete te vendeve euro-atlantike, qe në zemër të Ballkanit të festojmë bashkë modelin e një vendi të lirë, të pavarur, si shprehje e frymës dhe idealeve evropiane”, ka thënë Abrashi për Gazetën Tribuna.

Sipas tij, mungesa e organizimeve të mëdha po bëhet për shkak se shteti është duke u përballur me sfida të mëdha.

“duhet festuar me modesti dhe me përkushtim, sepse kemi sfida në forcimin e shtetit tonë”, ka thënë Abrashi.

Ndryshe, nga Qeveria e Kosovës, Kuvendi ka organizuar seancë solemne e cila do të mbahet në orën 15.

Nga ana tjetër, Komuna e Prishtinë, ka paralajmëruar se nuk do të ketë këtë ndonjë organizim të veçantë për nderë të shtatë-vjetorit të pavarësisë. Kryetari i kësaj komune, Shpend Ahmeti, këtë e ka arsyetuar me mungesë të mjeteve. /Gazeta Tribuna/

Më Shumë

Prokuroria në Prizren siguron urdhrin për ngrirjen e 42 pronave në vlerë rreth 3 milionë euro

Prokuroria në Prizren ka bërë të ditur se ka siguruar një urdhër për të ngrirë 42 prona në vlerë rreth 3 milionë euro. Kjo në...

Përkujtohet Komandant “Ftyra”

Nën organizimin e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, dhe Organizatave të dala nga lufta e UÇK-së – dega në Malishevë, është mbajtur...

Lajmet e Fundit