Rama: Morina vijë kalimi, e jo pikë kontrolli

rama mustafa4Zyrtarisht u bë inaugurimi i transitit të përbashkët në mes të doganës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Përmes këtij bashkëpunimi pritet që bëhet një lehtësim për qytetarët në përgjithësi dhe për bizneset të cilat deri më tani kanë pritur deri në dy ditë për të kaluar mallin, e tani pritet që këtë ta bëjnë vetëm për pesë minuta.

Në ceremoninë e inaugurimit ishin të dy kryeministrat, ai i Kosovës dhe Shqipërisë.

Shefi i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa, tha se ky bashkëpunim do të jetë shprehje e lidhjes në mes të dy vendeve dhe shprehje e mos ekzistimit të kufijve në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Qëllimi i kësaj nuk është vetëm të i shkurtojmë procedurat kohore të doganimit, por, qëllimi është të ulim edhe koston nga e cila do të përfitojnë bizneset dhe qytetarët”, tha Mustafa.

Në anën tjetër, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se kështu po i japim fund një kapitulli vonesash, pengesash, e zvarritjesh për sipërmarrjen qe punon në të dy anët e kufirit dhe që ka nevojë për këtë pikë shërbimit.
“Nga sot, nuk janë më dy ditë apo më shumë vonesa për të kaluar mallin, por mjaftojnë vetëm pesë minuta”, tha Rama.

I pari i Shqipërisë tha se kufijtë janë pika e bashkimit e jo vija e ndarjes.

Më Shumë

Prizreni vazhdon shenjëzimin rrugor, ripërtërihet shtegu i biçikletave në qytet

Drejtori i Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri, ka përcjellë nga afër punimet për shenjëzimin horizontal dhe vertikal, të cilat po realizohen sipas planit në gjithë...

Zyrtare: Edvin Kuc rikthehet te Ballkani i Suharekës

Ballkani e ka rikthyer ish-mesfushorin Edvin Kuc sërish në Suharekë. Kuc që dikur ishte kapiten i “Xhebrailave” është rikthyer sërish me objektivin që ta fitojë...

Lajmet e Fundit