20.2 C
Prizren
E hënë, 27 Prill, 2026

Begaj priti përfaqësuesit e shoqatës “Miqtë e Amerikës”

003Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur në një takim pune, përfaqësuesin e shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi, me të cilin janë dakorduar për vazhdimin e procedurave, për shpalljen e ish ambasadorit amerikan Christopher Hill “Qytetar nderi” i Malishevës, si dhe kanë biseduar për çështje tjera.

Kryetari Begaj, pasi i falënderoi për vizitën dhe angazhimin e shoqatës, në fuqizimin e respektimit të miqësisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet tjera mike të Kosovës, tha se “Komuna e Malishevës, do të vazhdoj me procedurat për iniciativën e shoqatës “Miqtë e Amerikës, për shpalljen e C.Hill, “Qytetar nderi” i Malishevës.

Ndërsa, themeluesi i shoqatës “Miqtë e Amerikës”, z.Agim Rexhepi, e njoftoi kryetarin me angazhimet e shoqatës në fuqizimin e miqësisë mes SHBA-va dhe Kosovës, kontaktet e shoqatës me personalitetet e ndryshme, me ndikim në shtetin më të fuqishëm në botë, njëherit të shtetit i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën, para dhe pas luftës.

Iniciativa për shpalljen qytetar nderi i Malishevës, për ish ambasadorin amerikan, Christopher Hill, ka ardhur si rezultat i lidhjeve të krijuara mes Malishevës si trevë dhe Hill-it, gjatë luftës së UÇK-së, vizitat e tij në Dragobil dhe vende tjera, takimet me krerët e UÇK-së, si dhe pas luftës, po ashtu vizita në përurimin e rehabilitimit të ujësjellësit në Banjë, u tha në këtë takim.

Angazhimi i ambasadorit Hill, gjatë luftës, u vlerësua lartë, dhe siç tha kryetari Begaj, “Cristopher Hill, ka merita të jashtëzakonshme në lirinë e Kosovës”.

Realizimi i kësaj iniciative ka filluar në fund të korrik të vitit 2013, ndërsa realizimi i kësaj iniciative, pritet të bëhet në qershorin e këtij viti, me rastin e Ditës së Çlirimit të Malishevës.

Më Shumë

Dita e Tokës shënohet me aksion pastrimi në Prizren

EC Ma Ndryshe ka shënuar Ditën e Tokës përmes një aksioni simbolik pastrimi të mbeturinave, të realizuar në bashkëpunim me nxënës dhe KRM "Eko...

La Liga, Mallorca dhe FFK urojnë Vedat Muriqin për ditëlindje

La Liga, RCD Mallorca dhe Federata e Futbollit e Kosovës kanë uruar ditëlindjen e sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi, i cili sot feston 32-vjetorin. La...

Lajmet e Fundit