Mifail Bytyçi, zgjedhet kryetar Partisë Ekologjike në Prizren

mifail bytyciPartia Ekologjike e Kosovës, ka rifunksionalizuar degën e saj në Prizren. Në kuvendin zgjedhor të degës morrën pjesë mysafirë nga komunat tjera dhe Republika e Shqipërisë dhe delegatët, të cilët zgjodhën strukturat e reja të partisë në nivel lokal. Para fillimit të procesit zgjedhor, një fjalë rasti e mbajti kryetari i Partisë Ekologjike të Kosovës, Arif Krasniqi, i cili tha se rifunksionalizimi i degës në Prizren, ka një rëndësi të veçantë, sepse përveç tjerash nuk duhet të mungojë edhe përkushtimi , për mbrojtjen e mjedisit dhe ekologjisë.

Pas fjalimeve, delegatët e pranishëm zgjodhën organet e reja drejtuese të degës së PEK-ut në Prizren.

Kryetar i ri është zgjedhur, Mifail Bytyqi, i cili para të pranishmëve u zotua se do të angazhohet në zbatimin e politikave për avancimin e ambientit ekologjik dhe në ruajtjen e mjedisit, dhe pret që një gjë të tillë ta bëjnë edhe bashkëpunëtorët e tij. Nënkryetarë të degës janë zgjedhur, Naxhi Kuçani dhe Meleq Tufa, ndërsa sekretar, Pajtim Kryeziu.

Dega e PEK-ut, dikur ka qenë funksionale në Prizren, por qe një kohë të gjatë ky organizëm e kishte pezulluar aktivitetin e vet… /TVPZ/

Më Shumë

UEFA e gjobit me 200 mijë euro Ballkanin

Një goditje e rëndë ka goditur skuadrën e Ballkanit nga Trupi i Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB) në UEFA.  Skuadra nga Suhareka është dënuar me...

Nis të hënën manifestimi “Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren ka ftuar qytetarët dhe institucionet që të marrin pjesë në hapjen e manifestimit “Remzi Ademaj – Shtigjeve të...

Lajmet e Fundit