27 C
Prizren
E martë, 8 Korrik, 2025

Sa vjet po i mbush sot Adem Demaçi!

Adem DemaciSimboli i rezistencës kombëtare Adem Demaçi sot mbush 79 vjet. Me prejardhje nga fshati Lupq i Podujevës Demaçi u lind më 26 shkurt 1936 në Prishtinë.

Adem Demaçi ishte veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e Jugosllavisë dhe luftonte për barazinë e Kosovës me Republikat e tjera të Jugosllavisë.

Për angazhimin e tij politik, Adem Demaçi vuajti 28 vjet me radhë në burgjet e Jugosllavisë. Pasi u lirua ai menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik. Ai quhet edhe Nelson Mandela i Evropës.

Adem Demaçi udhëhoqi Këshillin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNJ) nga 1990 deri 1995.

Në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov. Gjatë periudhës 1998/1999, kur mbaheshin takimet në Rambouillet për të ardhmen e Kosovës, ai ishte zëdhënës politik i UÇK-së.

Ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2005-2007). Sot, njerëzit e rezistencës kombëtare identifikohen me emrin e Adem Demaçit sepse ai me punën e tij dhe me veprën e tij, u bë simbol i unifikimit për ruajtjen e kombin shqiptarë, mbi pesë dekada.

Adem Demaçi me jetën dhe veprën e tij, është një personalitet i përmasave të historisë së përgjithshme njerëzore, ku bën pjesë edhe historia jonë kombëtare.

Ai ka shkruar romanin “Gjarpijt e Gjakut” i cili u ndalua nga regjimi ish-komunist. Ai e pa dritën vetëm pas viteve nëntëdhjeta.

Më Shumë

Liria nis fazën e parë përgatitore më 7 korrik në stadiumin “Përparim Thaçi”

Liria e Prizrenit ka njoftuar se të hënën, më 7 korrik 2025, do të nisë zyrtarisht faza e parë përgatitore për sezonin e ri...

Nait Hasani: Lamtumirë, Daja Dani!

Fjala e Nait Hasanit para familjarëve, shokëve dhe miqve në varrimin e ish- të burgosurit politik, ish-ushtarit të UÇK-së dhe pjesëtarit të TMK-së, Ramadan...

Lajmet e Fundit