Thaçi fillon vizitën zyrtare në Gjermani

Hashim Thaci14-24Sot zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi do të fillojë edhe zyrtarisht vizitën e tij në Berlin. Thaçi në Berlin është ftuar nga homologut i tij gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

Sipas komunikatës së lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, Thaçi pritet të takohet me deputetë të Bundestagut nga subjekte të ndryshme politike gjermane.

Më pas ministri i Jashtëm do të takojë homologun e tij gjerman me të cilin do të bisedojë për bashkëpunimin ekonomik mes dy shteteve dhe përkrahjen gjermane për politikën e jashtme kosovare.

Thaçi pasditen e së hënës do ta mbajë një ligjëratë në Këshillin për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Gjermanisë.

Nga nikoqirët e tij ai do të kërkojë edhe mbështetjen për liberalizim vizash dhe rrugën evropiane të Kosovës.

Kjo është vizita e parë e Hashim Thaçit me ftesë të zyrtarëve gjermanë në Gjermani si zyrtar i lartë në Qeverinë e Kosovës .

Më Shumë

27 vjet nga çlirimi i Kosovës

27-vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara. Më...

Shkak i një mosmarrëveshjeje, rrihen nënë e bijë në Malishevë

Një nënë dhe vajza e saj janë përfshirë në një rrahje fizike paraditen e djeshme në Malishevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur...

Lajmet e Fundit