26.2 C
Prizren
E enjte, 10 Korrik, 2025

Qemal Krasniqi: Drita Millaku po shpif

Qemal krasniqiKuvendari i LDK-së në Prizren, Qemal Krasniqi ju ka kundërpërgjigjur reagimit të kuvendares së VV-së në Prizren, Drita Millakut. Ai thotë se Millaku po shpif.

Shkrimi i plotë i tij në Facebook

Reagim ndaj shpifjeve të znj. Drita Millaku, anëtare e Kuvendit të Prizrenit, nga VV.

Une, Qemal Krasniqi, anëtar i Kuvendit jam i indinjuar me deklaratat-shpifjet e znj. Drita Millaku, se gjoja unë paskam dhënë donacion për PDK.

Me përgjegjësi të plotë para votuesve të LDK-së, shprehem se nuk kam qenë e as nuk jam donator i PDK.

Është fakt se, në ndërmarrjen time (ndërmarrje familjare) kam pasur partner (aksionar) Bislim Krasniqin, i cili ka qenë aktivist i PDK-së, dhe nuk i jam përzier asnjëherë në menaxhimin e mjeteve të veta, dhe në këtë rast ai paska ndihmuar subjektin e vet, ndërsa unë kam dhënë donacion për subjektin tim, LDK-në. Në këtë rast, znj. Drita Millaku, duhet të dëshmon me fakte se unë kam dhënë këtë donacion. A kam qenë unë personalisht që i kam dorëzuar mjetet, dhe a gjendet ndonjë nënshkrim i imi aty? Po qe se keni këto dëshmi, urdhëroni e jepni. Më vjen keq për këto shpifje tuaja, por le t’ju shërbejnë për “nder”! Përndryshe, për këto shpifje tuaja mund të ballafaqohemi edhe në organet kompetente!

Sa për dijeninë e opinionit, jam financues i rregullt i subjektit tim LDK-së, gjithmonë kur kam mundësi, dhe kjo më bën të ndihem mirë. Po ashtu, kur kam pasur mundësi dhe sa kam mundur të jem i rregullt, kam dhënë donacione edhe për SHHB “Nëna Tereze”, për të cilat posedoj dëshmi! Njerëz të ndryshëm në nevojë, klube sportive (sepse jam adhurues i sportit), shoqëri kulturo-artistike etj. Bile kam edhe shumë mirënjohje për këto donacione. Asnjëherë nuk i kam përmendur dhe më vjen keq që po duhet t’i përmendi, por njerëzit si ju më detyrojnë!

Është edhe një donacion që e kam dhënë dhe që ndoshta juve nuk do t’ju pëlqejë. Kam dhënë donacion edhe për mbrojtjen në Hagë për ish Kryeministrin Haradinaj!

Të gjitha këto donacione që kam dhënë unë, i dëshmoj me një grumbull mirënjohjesh dhe dëftesash, por askund në mesin e tyre nuk kam dëftesë për të cilën ju shpifni! Atë ndoshta mund ta gjeni te “informatorët”! Por, e përsëris, kurrë dhe në asnjë moment Qemajl Krasniqi nuk ka dhënë donacion për ish subjektin tuaj, PDK-në!

Znj. Millaku, unë si aktivist i orëve të para i LDK-së, vij nga një bastion i LDK-së, në të cilin VV ka marrë 7 vota, kurse në mënyrë standarde LDK prin me mbi 60% ( mbi 320 vota ) të votave në fshatin Medvec! Ndoshta kjo është edhe arsyeja e shpifjeve tuaja. A po mendoni se në këtë mënyrë mund të rrisni votën? Më vjen të qesh me axhamillëkun tuaj!

Më Shumë

Morina rinovon kontratën me Yllin

KB Golden Eagle Ylli ka njoftuar se kapiteni Gëzim Morina do të vazhdoj të jetë pjesë e ekipit nga Suhareka edhe për një periudhë...

“U gjet bomba e vërtetë”, Duda Balje flet për komentet që merr rreth fizikut të saj

Deputetja Duda Balje ka folur rreth komenteve që merr sa i përket fizikut dhe bukurisë së saj. Kliko linkun: https://www.facebook.com/share/v/1JDFxBra1G/ “U gjet bomba e vërtetë”, thuhej në...

Lajmet e Fundit