Nxirren në shesh doktoratat e profesorëve të UP-së

UP-rektoratiTë shumëpërfolura si plagjiatura, joprofesionale, jopërmbajtjesore, apo që u ngjajnë “pamfleteve”, punimet e doktoratave të profesorëve universitarë do t’i ofrohen më në fund publikut.

Universiteti i Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina” ka marrë vendim që të bëhen publike të gjitha punimet e doktoratës të stafit akademik, i cili ka doktoruar në këtë Universitet pas vitit 1999.

Punimet e doktoratës, sipas vendimit profesorët do t’i dërgojnë për publikim në ueb-faqen e Universitetit të Prishtinës. Publikimi i tyre do të bëhet në ueb-faqet e secilës njësi akademike ku profesori ka kryer punimet dhe ka kontratë pune.

Procesi i mbledhjes së punimeve të stafit akademik tashmë ka filluar nga ana e administratës nëpër fakultete…

Më Shumë

Pas shpërthimit në Prizren, avokati Kadolli: Nuk dyshoj në askënd

Avokati Betim Kadolli ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi gjatë natës në afërsi të shtëpisë së tij në Prizren, ngjarje që shkaktoi...

Dogana zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar dy raste të suksesshme të zbulimit të substancave narkotike gjatë kontrollit...

Lajmet e Fundit