Kadri Veseli ka disa fjalë për Adem Jasharin

kadri veseli  rifat jashariKryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se lufta dhe rënia e komandantit legjendar, Adem Jashari, e familjarëve të tij dhe mijëra bijëve e bijave të Kosovës, përbëjnë themelin mbi të cilin qëndron liria jonë, pavarësia dhe shteti sovran.

“Sot mora pjesë në ceremoninë ushtarake të FSK-së, të organizuar për nder të epopesë së UÇK-së. 5 marsi është një ditë e shenjt në kalendarin e historisë sonë kombëtare.

Lufta dhe rënia e Adem Jasharit, e familjarëve të tij dhe e mijëra bijve e bijave të Kosovës përbëjnë themelin mbi të cilin qëndron liria jonë, pavarësia dhe shteti ynë sovran – Republika e Kosovës.

Nderim të përjetshëm komandantit legjendar Adem Jashari dhe veprës së tij historike!”, ka shkruar ai në Facebook. /Zëri/

Më Shumë

Aktorët trumbetues elektoralë

Nga Azem Lajqi 1. Shfaqja pompoze e një grupi mërgimtarësh në ANP, para zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke trumbetuar emrin e një miti modern, ishte ngacmim...

Vazhdon aksioni kundër vjedhjes së ujit: Shkyçen 10 lidhje ilegale në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit  “Hidroregjioni Jugor” ka vazhduar aksionin kundër lidhjeve të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit, duke identifikuar dhe shkyçur 10 lidhje ilegale...

Lajmet e Fundit