Selimi: Shqetësimi i Bekimit, legjitim

RexhepSelimi-vvIsh anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi e ka quajtur legjitim shqetësimin e Bekim Jasharit, për mos intonimin e himnit kombëtar në Kazermën Adem Jashari.

Ai ka thënë në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës se ato çfarë sot tha Bekim Jashari nuk i përket vetëm ditës së sotme, por është i një morie të ngjarjeve të mëhershme.

“Në këtë datë të mos respektohet, mos të manifestohet ajo për çka ranë, që ishte flamuri, himni, mendoj që Bekim Jashari manifestoj jo vetëm mllefin e familjes Jashari, por të gjithë atyre që luftuan për liri, që u mohua flamuri, himni, besa edhe liria… Shqetësimi i Bekim Jasharit, ishte me së legjitim. Nuk është hera e parë që familja Jashari heshtë. Ta nderosh Adem Jasharin dhe t’ia mohosh flamurin me të cilin u mbulua nuk bënë”, tha Selimi.

Njëri prej themeluesve të UÇK-së, theksoi se kur ta respektosh një luftë, pashmangshëm duhet t’ia nderosh asaj lufte edhe qëllimin, që sipas tij, e sot u pa që nuk u respektua.

Më Shumë

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka...

Nuk zgjedhet deputet, Hasani: Mirënjohje e përjetshme për 17.617 votat e besimit

Njëri nga themeluesit e UÇK-së, ambasadori dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit...

Lajmet e Fundit