Zona e Pashtrikut me 5550 veteranë

uckSonte në mbrëmje janë publikuar edhe listat e verifikuara të pjesëtarëve të UCK-së të Zonës së Pashtrikut.

Sipas listave fillestare, në këtë zonë kanë rënë 440 dëshmorë të kombit e 724 janë invalidë të luftës.

Nga kjo Zonë që ka pasur gjithsej gjashtë brigada, statusin e veteranit e kanë fituar 5550 veteranë.

Listat e Zonës së Pashtrikut publikohen pas atyre të Shalës, Nerodimes, Karadakut dhe Llapit.

Tashmë kanë mbetur pa u publikuar listat nga Zona e Dukagjinit dhe Drenicës, si dhe të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Ndryshe, sot disa veteranë kanë protestuar para Qeverisë duke kërkuar që sa më parë të publikohen listat e plota dhe se të gjitha gabimet të përmirësohen.listat mund t’i lexoni ketu  www.komveterani.net
/Telegrafi/

Më Shumë

Arrestohet një i dënuar me një vit burg për ngacmim në Prizren

Është arrestuar i dënuar për ngacmim M.P. nga Prizreni. Ai ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar një (1) vit burg efektiv me vendim...

Nesër i jepet lamtumira e fundit të riut nga Malisheva që vdiq në Itali

Nesër do të bëhet varrimi i të riut Miridon Sefer Krasniqi, i cili u mbyt derisa po lahej në një lumë në Orzinovi të...

Lajmet e Fundit