Hetimet ndaj EULEX-it për skandalin me korrupsion mbyllen në fund të muajit

EULEX-kosoveHetimet ndaj Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, që po zhvillohen nga Bashkimi Evropian për skandalin për korrupsion në këtë mision, pritet të mbyllen në fund të marsit.

Zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federika Mogerini, Maja Kociançiq, konfirmoi se hetimet e nisura që prej muajit dhjetor, kur prokurorja e EULEX-it, Maria Bamieh, akuzoi një prej gjykatësve se kërkonte shuma deri në 300 mijë euro për të liruar të dyshuarit, janë afër përfundimit.

“Momentalisht po zhvillohet një hetim, gjithashtu e dini se një ekspert ligjor i pavarur po merret me këtë çështje. Atij i është lënë afat katër muaj për ta kryer këtë detyrë, presim që raporti i tij të jetë gati në fund të këtij muaji”, ka thënë ajo.

Megjithatë, Kociançiq nuk pranoi të komentonte për skandalin e fundit për shantazh ndaj kryetari të Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, në rastin Kleçka, të cilin po ashtu e zbuloi ‘Koha Ditore’.

Më Shumë

Vedat Muriqi në Prizren, gëzon nxënësit e shkollës “Mustafa Bakiu”

Atmosfera festive dhe emocionet e mëdha mbizotëruan në Shkollën Fillore “Mustafa Bakiu” në Prizren, ku nxënësit patën mundësinë të takojnë nga afër futbollistin e...

Dragashi diskuton inventarizimin e shërbimeve komunale dhe planin zhvillimor komunal

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se është mbajtur mbledhja e radhës e Qeverisë Komunale, ku janë shqyrtuar çështje të rëndësishme...

Lajmet e Fundit