11.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Kujtim Gashi ligjëron në Ohër

kujtim gashi ne oherKryesuesi i Kuvendit të Komunës në Prizrenit Kujtim Gashi, në cilësinë e anëtarit të Bordit këshillëdhënës të Akademisë për Qeverisje Lokale, ligjëroi para studentëve pjesëmarrës të kësaj shkolle, gjatë modulit të tretë, e cila është duke u mbajtur në Ohër të Republikës së Maqedonisë, ku po marrin pjesë 7 komuna të Republikës së Kosovës.

Gashi, para pjesëmarrësve trajtoi temën “Marrëdhëniet në mes të Kryetarit të Komunës dhe Kuvendit” me ç’rast, në mënyrë të detajuar prezantoi funksionimin në mes të këtyre dy organeve komunale.

Ai qartësoi pozicionin e institucionit të kryetarit si institucion kyç në trekendëshin, kryetar (ekzekutiv) – Kuvend Komunal (legjislativ)- qytetar (shoqëri civile).

Konstatim i kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prizrenit,Kujtim Gashi ishte, se roli i institucionit të kryetarit në sistemin e qeverisjes lokale në Republikën e Kosovës, shtron nevojën për më shumë kontroll, baraspeshë, dhe mbi të gjitha llogaridhënie të brendshme institucionale si dhe kundrejt publikut.

Ai ndër tjera argumentoi me ilustrime dhe shembuj konkret se, për shkak të rolit shumë të fuqishëm të institucionit të kryetarit në njërën anë dhe anën tjetër, roli pasiv të Kuvendit Komunal rezulton me shfaqjen e një deficiti demokratik, shumë shqetësues për zhvillilet e qeverisjes lokale, tani, dhe në të ardhmen.

Këto tema të prezantuara nga ana e Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prizrenit, u priten jashtëzakonisht mirë nga ana e pjesëmarrësve të cilët u nxiten që të shtrojnë shumë pytje për të cilat kryesuesi Gashi, ofroi eksperiencat e tija dhe të kolegëve në komunën e Prizrenit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kuvendi i Kosovës miraton disa marrëveshje ndërkombëtare

Kuvendi i Kosovës ka miratuar shumicën e marrëveshjeve ndërkombëtare, ratifikimi i të cilave kishte mbetur pezull që një kohë për shkak të mungesës së...

Dita e Martirëve në Korishë të Prizrenit, Kurti: Vrasjet pa dallim moshe e gjinie, dëshmi e gjenocidit serb në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se vrasjet e Serbisë pa dallim moshe dhe gjinie në vend janë dëshmi e gjenocidit serb. Kurti ka...

Lajmet e Fundit